Kamenos sheh ëndrra me luftë: Shqipërinë dhe Maqedoninë i kemi 20 minuta punë
Panos Kammenos, ish-ministër i Mbrojtjes së Greqisë ka bërë një deklaratë plot kërcënime ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë duke thënë se ushtria greke i ka "vetëm 20 minuta punë" këto dy shtete.

Sipas tij, një njësi e makinave të blinduara për 20 minuta mund të arrijnë deri në kufij me Serbinë.

Kammenos tha se as Shqipëria e as Maqedonia nuk mund ta kërcënojnë Greqinë.

“Nuk ndjehemi të kërcënuar. As Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë, e as Shkupi. Shkupi është 20 minuta punë. Nëse një njësi e makinave të blinduara vendos të kalojë, mund të arrijë deri në kufij me Serbinë. Mbrojtja nuk na ka shqetësuar kurrë”, tha Kammenos.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ka vepruar tinëzisht dhe fshehtë dhe se kryeministri grek ka përgjegjësi absolute, pasi siç tha, ka vendosur që në mënyrë tjetër ta udhëheq qeverinë.

Ai tha se kur ka qenë në SHBA ku edhe ka propozuar “Planin B”, gjegjësisht marrëveshje me karakter strategjik për vendet e rajonit, sekretari shtetëror në SHBA e ka pyetur: pse insiston?

Kammenos ka qenë kundër nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrin me Maqedoninë, ndërsa është shkarkuar nga posti i ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Alexis Tsiprasit.
Shtuar më 21/02/2019, ora 19:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori