Kamenicë, tryezë për pozitën e gruas në partitë politike
Kosova ka disa ligje shumë të mira, por duhet të bëhet më shumë për zbatimin e plotë të tyre, sidomos rreth përfaqësimit më të madh të grave në ekzekutiv. Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës mbajti sot një tryezë në Komunën e Kamenicës, në vazhdën e takimeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e pozitës së gruas në partitë politike, në politikë dhe shoqërinë kosovare në përgjithësi.

Në takim mori pjesë edhe Kryetari i Komunës, Shaip Surdulli, i cili përgëzoi gratë për punën e mirë që po e bëjnë, duke theksuar se në Kamenicë punohet më përkushtim që gruas t’ i jepet vendi i merituar dhe të inkurajohet ajo që të angazhohet më shumë edhe në pozita të larta në komunë.
Kryetarja e GGD-ës, Teuta Sahatqija tha se grupi i deputeteve është grup gjithëpërfshirës nga të gjitha partitë dhe nacionalitetet, i cili në parlament, pos që bën ligje për demokratizimin e vendit, duke krijuar shanse të barabarta për secilin, po ashtu zhvillon aktivitete të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e gruas, fëmijës dhe qytetarëve në përgjithësi. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2012, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori