Kamberi: Politika e Serbisë diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës
Pëlqej
Kryetari i KDNJ-së në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberi është shprehur se Beogradi po zbaton politika diskriminuese ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginë.

Madje, ai thote se kjo politike lokale u tregua e paaftë që të realizojë projektin e Referendumit të vitit 1992 për bashkëngjitje me Kosovën, edhe pse thonë se kete e kanë qellim sublim politik.

"Serbia nuk shfaq vullnet të mjaftueshëm politik për t’i avancuar të drejtat e pakicave kombëtare sikur komunitete. Mbase i parandalon vazhdimisht duke përdorur të gjitha mjetet dhe mekanizmat e saj, qofshin ato edhe joligjore. Serbia përpiqet t’i përkufizojë të drejtat e shqiptarëve në të drejta individuale duke i mohuar të drejtat e tyre kombëtare-kolektive. Në thelb, problemi qëndron te modeli kushtetues i Serbisë, që pasohet edhe me organizimin e tanishëm territorial dhe politik të shtetit, që nuk garantojnë të drejtat e duhura për komunitetet minoritare shoqërore në përgjithësi dhe ato kombëtare në veçanti; por as zhvillim ekonomik për rajonet e margjinalizuara. Modeli i sotshëm shtetëror është Serbia vetëm për serbët. Një model para-modern shtetëror që thellon pabarazitë në të gjitha kontekstet dhe aspektet. Në Serbinë e sotme të Vuçiqit, vetëm metodat e shtypjes janë moderne. Ato maskohen me një diskurs paqësor « demokratik » dhe « evropian ». Shtypja e dikurshme tradicionale serbe është zëvëndësuar me format e « padukshme » bashkëkohore të shtypjes.", ka thënë Kamberi për portalin "Egje dhe Adriatik".

Sipas tij, Serbia ka ndryshuar mjetet politike, por jo qëllimet e saj. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori