Kamberi kritikon ashpër Vuçiçin
Pëlqej
Një nga dy deputetët shqiptarë në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është shprehur se kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ishte skandaloz në sjellje dhe se devijonte në çështje.

Kamberi tha se në seancën e fundit plenare i kërkoi ministrit të Arsimit furnizim me tekste shkollore shqip, për fëmijët në Luginën e Preshevës.

Mirëpo, sipas tij, në këtë moment reagoi kryeministri, Aleksandër Vuçiç, i cili përmendi faktin se në jug të Serbisë nuk paguhen dritat.

"Mund të ketë raste që shqiptarët me rregull nuk paguajnë faturat e rrymës elektrike, por, nuk janë aspak më drastike se sa nëpër vendet tjera. Sigurisht që borxhi i Kompanisë shtetërore “Simponga Vranja” për rrymën elektrike është shumë më i madh se sa borxhi i gjithë shqiptarëve në Luginë të Preshevës", tha Kamberi për "Tribuna".

Sipas Shaip Kamberit, e drejta e furnizimit të fëmijëve shqiptarë me tekste shqip është një e drejtë fondamentale, për shkak se këtë e sanksionon dhe Kushtetuta e Republikës së Serbisë, në nenin 8, ku parashihet se e drejta e minoriteteve duhet ushtruar drejtpërdrejt dhe e pakushtëzuar. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori