Kam raporte të mira me Sejdiun
Isa Mustafa ka mohuar se LDK-ja e ka kandidatin e saj për President të ardhshëm. Ai ka thënë se partia e tij ende nuk e ka diskutuar ndonjë kandidat të mundshëm përfshirë edhe emrin e tij.

"Nuk kemi biseduar ende për kandidatin. Kjo është çështje e rëndësishme. Do të gjejmë mënyra për ta gjetur një kandidat të përshtatshëm. S'kam menduar as për veti apo për ndonjë tjetër" ka thënë Mustafa për rtv21.

I pyetur për raportet me ish Presidentin Sejdiu, Mustafa ka thënë se ka raporte të mira me të dhe nuk ka ndonjë rivalitet. "E kemi mbyllur vitin e kaluar këtë etapë. S'ka kurrfarë rivaliteti. E di që ka interesa të grupeve të caktuara që ta paraqesin LDK-në jo stabile dhe se është e mbytur nga fraksionet, por kjo nuk qëndron" ka thënë Mustafa.
Shtuar më 09/11/2011, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori