Mund të ishim policët
Nga Besnik Kalisi
Sado që duket gjithçka në rregull në shikim të parë në vendin tonë, mjafton të kesh një problem që pret të ta zgjidhin autoritet përkatëse dhe pastaj e kupton realitetin e trishtë që është!

Kësi llojë problemesh ndodhin në çdo ditë në profilet e ndryshme të jetës dhe tashmë na janë bërë normale dhe sado që shpirti na trazohet dhe kërkon ta ndryshoj këtë realitet, janë fjalët që nuk dalin nga goja nga ndëshkimi që mund të marrim, pse jo edhe jeta të të shkon!

Duke analizuar ngjarjen e policëve "të zhdukur" që pësuan "aksident" dhe sot e asaj dite ende nuk janë gjetur, vras mendjen derisa personat që kujdesen për sigurin tonë janë kaq të pasigurt dhe po i jepet ngjarjes një trajtim "Holliwudian", si do të na trajtonte shteti neve po të na ndodhte një gjë e till!!?
Me zhdukjen e tyre, në vendin tonë është vrarë siguria, besimi dhe ëndërrat tona!

Ne mund të përmisohemi vetëm duke bërë ndryshime pozitive por ngjarjet se si po rrjedhin, kemi ndryshime vetëm negative dhe tashme jemi duke u bërë një vend kur perveç mirqenies që nuk na sigurohet, ne rrëzikojmë edhe frymëmarrjen tonë nëse e ngrisim zërin kundër "te fortëve"!

Ky është realiteti, sado që na mbushin kokën me demagogji dhe skena patriotizmi që sa e sa vite në televisione dhe janë pikërisht këta armiqët tanë që na skllavërojnë pamëshirshem çdo ditë, ndryshe nga armiqët tjera që na vrisnin!
Shtuar më 03/05/2018, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori