Tërmeti godet Meksikën, Dua Lipa largohet e frikësuar nga një klub nate (VIDEO)

Këngëtarja Dua Lipa ishte vetëm dy ditë në Mexico City dhe pati përvojën jo të mirë pasi u përball me frikën nga tërmeti, 7.7 shkallë Rihter.

Më pas në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku këngëtarja shfaqet me kurrizin e kthyer e rrethuar nga disa persona, teksa pret evakuimin e pjesës tjetër të të pranishmëve. Në video shfaqet këngëtarja duke u larguar nga vendi e rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë drejt një furgoni të bardhë, dukshëm e tronditur.

Ajo shihet në shoqërinë e stilistit francez, Simon Porte Jacquemus, me të cilin ka vizituar disa vende emblematike të qytetit, si shtëpinë e Frida Kahlos.

Një nga shoqëruesit e këngëtares në momentin e tërmetit u identifikua si aktori dhe këngëtari Aron Piper.

Nuk është hera e parë që të dy kapen së bashku, ndaj spekulohet se prej disa javësh ata janë në lidhje, të paktën që nga qershori, kur u panë për herë të parë bashkë duke kërcyer në një klub të qytetit të Madridit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Revista Clase (@revistaclase)


Shtuar 23.09.2022 14:40