Kaluan 2 orë, e gjithë Kosova pret takimin e PAN
Po vazhdon takimi mes katër partnerëve të koalicionin qeverisëës, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit, Fatmir Limajt e Behgjet Pacolli.
Në zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj janë mbledhur liderët e koalicionit PDK-AAK-NISMA-AKR.

Takimi ka filluar para dy orësh, ndërsa po vazhdon edhe më tutje.

Partnerët qeveritarë u mblodhën pas zhvillimeve të fundit që kanë rezultuar me përqarje mes tyre.

Kryeministri Haradinaj po qëndron prapa vendimit të vënies së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Edhe pas thirrjeve publike të bëra nga ndërkombëtarët e vecmas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Haradinaj ka refuzuar ta heq taksën, pa e njohur Serbia shtetin e Kosovës.


Shtuar më 30/01/2019, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori