Kalon rezoluta për rrënimin e murit në veri të Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me të cilën kërkohet që muri ilegal në veri të urës së Ibrit të rrënohet brenda muajit janar, shruan "Zëri".

74 deputetë votuan pro, 2 abstenuan dhe asnjë nuk ishte kundër rezolutës.

Në rezolutë, përveç rrënimit të murit kërkon nga Qeveria e Kosovës ndërmarrjen e masave të nevojshme që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe të mos i ndryshohen elementet që kishte para vitit 1999 dhe jo t'i shtohet muri dhe shkallët, si dhe të bëhet e mundur që të kthehen qytetarët në pjesën veriore dhe jugore të vendit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si ftues të debatit për çështjen e muritveri javën e kaluar ka propozuar rezolutën, që ndër të tjera kërkonte edhe shkarkimin e ministres, Edita Tahiri dhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

Megjithatë, sipas tij, për shkak se PDK-ja e LDK-ja nuk e mbështesnin rezolutën për arsye të dy pikave, atëherë janë pajtuar që të largohen ato dy kërkesa, në mënyrë që të votohet rezoluta për rrëzimin e murit.

Kurse nënkryetari i Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sabri Hamiti, duke komentuar rezolutën për murin në Mitrovicë, ka thënë se duhet të specifikohet se kush do ta rrënojë murin pasi, sipas tij, është e paarsyeshme vetëm të thuhet se do të rrënohet muri./albeu.com/
Shtuar më 30/12/2016, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori