Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, është rikthyer në seancë për të njoftuar se
kryetarët e
grupeve parlamentare kanë kërkuar dhe pauze shtesë prej 30 minutash, për të
diskutuar rreth propozimit të LVV-së për përshpejtim të procedurave të shqyrtimit të buxhetit.
Deputetët kishin shkuar në pauzë dhjetë minutëshe me kërkesë të Rexhep Selimit, si propozues i mocionit për shmangie të procedurave, për te
diskutuar, me
kryetarët e
grupeve parlamentare rreth këtij
mocioni.
"Po i kuptoj shqetësimet e opozitës por po e shoh te nevojshme të kërkoj një pauzë për një konsultë shtesë te gjithë shefat e
grupeve parlamentare, për ta
diskutuar edhe një herë mocionin dhe pastaj vendimi ynë i përbashkët të jetë në shërbim të qytetarëve", ka thënë ai.
LVV dhe LDK kanë kërkuar që buxheti të votohet, derisa PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma janë shprehur kundër.
Pa pjesëmarrjen e opozitës, me 62 vota për është miratuar
mocioni i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që projektligji për buxhetin të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar.
Shtuar më 14/03/2020,
ora 18:15