SHBA shpall “non-grata” Presidentin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka vendosur të shpallë “non grata” Presidentit të Nikaraguas, Daniel Ortega.

Mediat amerika shkruajnë se vendimi pvrfshin të gjithë zyrtarët e zgjedhur të Nikaraguas, duke përfshirë presidentin dhe gruan e tij, zëvendëspresidentin Rosario Murillo, përveç anëtarëve të forcave të sigurisë, gjyqtarëve, kryebashkiakëve dhe të tjerëve që shihen si minues të demokracisë në kombin e Amerikës Qendrore.

“Aktet represive dhe abuzive të qeverisë Ortega dhe atyre që e mbështesin atë detyrojnë Shtetet e Bashkuara të veprojnë”, thuhet në dekretin e Biden.

Urdhri i Biden erdhi vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja vendosën sanksione për zyrtarët e Nikaraguas, në një përgjigje të bashkërenduar ndaj zgjedhjeve të 7 nëntorit, të cilat shumë vende i kanë quajtur të rreme./albeu.com/


Shtuar 17.11.2021 12:04