Imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet
Krasniqi, ka gjasa që të jap llogari para drejtësisë kosovare për fjalët që ka thënë dy vjet më parë për nobelisten shqiptare Nëna Terezë.
Dy avokatë, një shkrimtar dhe një qytetar nga Prishtina kanë ushtruar një kallëzim penal kundër imamit
Krasniqi për katër vepra penale të dënueshme deri në 10 vjet burgim.
Imami
Krasniqi dy vjet më parë kishte thënë se Nëna Terezë e ka vendin në xhehenem.
“Midis
xhehenemi, thellë. Midis
xhehenemi e ka vendin, sepse ajo nuk ka
besuar Allahun, nuk e ka
besuar Pejgamberin, nuk e ka
besuar Kuranin...Edhe nëse e ka
besuar Allahun, ajo e ka
besuar me të meta, jo të plotë. Të thuash se
Allahu ka djalë, ajo është e metë.
Allahu nuk e pranon atë adhurim”, kishte thënë ai.
Shtuar më 21/07/2011,
ora 10:34