Kadri Veselit i shkon në mendje një veprim patriotik
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar Hasan Prishtinën në 85 vjetorin e vdekjes.

Në një postim në Facebook, Veseli ka njoftuar se ka ndërmarr iniciativë që eshtrat e Prishtinës të sillen në Kosovë dhe të varrosen afër Ibrahim Rugovës e Adem Demaçit.

Për këtë, Veseli madje ka kërkuar nga autoritete shqiptare të Shqipërisë që ta mbështesin dhe ta kthejnë heroin në vendlindjen e tij.

Më poshtë postimi i Veselit:

Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Në këtë vit të nderimit kombëtar për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, dhe në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të krijimit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, kam marrë iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore të varrosën në Prishtinë, në vendin ku prehen Ibrahim Rugova, presidenti i parë i Kosovës dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare në Kosovë.

Për këtë qëllim u kam dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë inciativë domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës. Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat!


Shtuar më 14/08/2018, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori