Kryetari i Kuvendit të
Kosovës,
Kadri Veseli, ka treguar edhe sa deputetë do të
flasin në seancën e sotme të jashtëzakonshme për demarkacionin.
Sipas veprimeve që
Veseli i ka bërë ka treguar se edhe gjashtë deputetë do të
flasin, madje në bazë të veprimeve të tij ka treguar se edhe tre deputetë të VV-së dhe tre të LDK-së do të
flasin.
Seanca e jashtëzakonshme për ratifikimin e demarkacionit ka filluar në ora 16:00 ndërsa po vazhdon ende kur ora është 23:00.
Duket se sonte nuk do të hidhet fare në votim ratifikimi i demarkacionit mes
Kosovës dhe Malit të Zi. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018,
ora 22:52