Lazio piketon lojtarin e Milanit, sfidon Juventusin për shërbimet e tij

Lazio është futur në bisedime për të nënshkruar me mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli.

Ekipi kryeqytetas ka filluar kontaktet e para me lojtarin dhe klubin e Milanos. Lazio është e gatshme t’i ofrojë një kontratë ku do të fitojë 3 milion euro në sezon, shumë më pak se çfarë merr te Milani.

Nëse Romagnoli do të pranonte këtë ofertë do të bënte një rikthim në kryeqytet, ku më parë luante për Romën. Për të është i interesuar prej kohësh edhe Juventus./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.02.2022 15:12