Kadri Veseli nderohet në Stamboll
Kryetari I KuvenditKosovës, Kadri Veseli është nderuar me çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Europës Juglindorepër mbështetjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet digjitalizimit”, shkruan Albeu.com

Ky çmin iu nda nga Forumi Botëoror i Investitorëve “ Ëorld Business Angels Investment Forum”, (ËBAF) që këtë viti u zhvillua në Stamboll.

Veseli nuk ishte i vetëm në garë pasi kishte konkurentë nga disa vende të Europës Juglindore përfshirë , Serbinë, Bullgarine, Shqipërine, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

“Zonja dhe zotërinj, Forumi Botëror i Investitorëve është krenar për të njoftuar Shkëlqesinë e tij Z. Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës si fitues i çmimit për Udhëheqësin më të Mirë të Evropës Juglindore në mbështetje të zhvillimit ekonomik përmes digjitalizimit. Është nder ta prezantoj këtë çmim për Kryetarin e KuvenditKosovës i cili ka dhënë kontribut të çmuar dhe vizion të qartë si lider për mbështetjen e ideve dhe projekteve inovative në Kosovë”, u tha në prezantimin e çmimit për Veselin.

Pasi mori çmimin para më shumë se 200 investitorëve globalë dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme, Veseli tha se këtë çmim ia dedikon rinisë inovatore të Kosovës.

“Për vetëm 20 vjet kemi arritur të shndërrohemi nga një popull i të mbijetuarve në një popull të inovatorëve. Shteti jonë ashtu si dhe bota në përgjithësi sot më shumë se kurrë ka nevojë për shpirtin ndërmarrës dhe inovator. Unë do të jem gjithmonë aty për ta ndihmuar rininë e vendit tim për ta zhvilluar shtetin tonë”, ka deklaruar Veseli, bën të ditur zyra e tij.

Ai ftoi investitorët e pranishëm në këtë Forum që të vizitojnë Kosovën dhe të shohin potencialet e shumta që ka vendi për investime në fusha të ndryshme, duke i siguruar se do të gjejnë bashkëpunëtorë të denjë në shtetin më të ri në Evropë. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori