Formacioni i javës në Champions

UEFA, ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Champions.

Në formacion janë tre lojtarë të Manchester City, tre të Chelsea, dy të Liverpoolit dhe me nga një lojtar janë ekipet si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Benfica.

Portieri më i mirë është përzgjedhur është ai i Manchester City, Ederson.

Mbrojtësit më të mirë u zgjodhën ai i Liverpoolit, Kostas Tsimkas, Reinildo i Atletico Madrid, Antonio Rudiger i Chelsea dhe dy të tjerë të Cityt, John Stones dhe Kyle Walker.

Mesfusha është e përbërë nga ylli i Real Madridit, Luka Modric dhe ai i Chelsea, Mason Mount, përcjell lajmi.net.

Treshja sulmuese janë Gonçalo Ramos i Benficas, Roberto Firmino, Liverpool dhe Timo Werner i Chelsea.


Shtuar 14.04.2022 19:28