Kadri Veseli merr Çelësin e Tiranës (FOTO LAJM)

Kreu i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, është nderuar me Çelësin e Tiranës.

Gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë, Erjon Veliaj, kryeparlamentari Veseli shprehu konsideratën e lartë për vizionin e kreut të Tiranës, duke e përgëzuar atë për punën që po realizohet anekënd këtij qyteti.

Veseli vlerësoi se zhvillimi i kryeqytetit shqiptar është i një rëndësie të veçantë, sepse reflekton pozitivisht dhe merret si model nga qytetet e tjera në Shqipëri e Kosovë.

Në mënyrë simbolike, kryetari Veseli i dhuroi kryebashkiakut Veliaj një punim artizanal nga qyteti i Prizrenit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, nga ana e tij, u shpreh i nderuar që pati mundësinë t'i dhurojë kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Çelësin e Tiranës, për t'u ndjerë, siç tha ai, si në shtëpinë e tij. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori