Kadri Veseli dha dorëheqjen, zgjidhet kryetari i ri i PDK
Enver Hoxhaj është zgjedhur ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Konfirmimi i aktakuzës nga Tribunali Special e detyroi Kadri Veselin të largohet nga udhëheqja e partisë. PDK-së sot iu nisën për në Hagë dy ish-kryetarët e saj, Kadri Veseli e Hashim Thaçi.

Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, PDK-ja e ka zgjedhur zëvendësuesin e përkohshëm të Kadri Veselit. Gazeta Express mëson se zyrtari i lartë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, do të jetë ushtruesi i detyrës, pasi Kadri Veseli dha dorëheqje nga politika.

Veseli sot ka thënë se përderisa do të përballet me akuzat në Hagë, nuk do të jetë i përfshirë në politikë. Ai e ka drejtuar PDK-në prej vitit 2015, kur Thaçi u larguar për t’u bërë president. Edhe presidenti Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e shtetit për t’u nisur për Hagë.
Shtuar më 05/11/2020, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori