Hyri e doli fyrishëm nga Big Brother VIP, Igli Zarka pjesë e një tjetër televizioni?! (FOTO LAJM)

Hyrja dhe dalja e Igli Zarkas nga shtëpia e Big Brother VIP ishte e furishme.

Hyrja e tij u prit shumë mirë nga banorët e shtëpisë por ditët e bashkëjetesës nuk kaluan pa debate dhe përplasje.

Aktori la papritur shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për shkak të problemeve shëndetësore që ai kishte, apendicitin.

Por si duket gjendja e Iglit është përmirësuar ndjeshëm pasi së fundmi ai është parë pranë televizionit “Abc News”.

Nuk dihet nëse është pjesë e ndonjë formati të ri apo projekti pranë këtij televizioni por me karakterin ndryshe që Igli shfaqi në ato pak ditë brenda shtëpisë, publiku është kurioz për ta parë sërish në ekran. /albeu.com/

 

 


Shtuar 11.11.2021 16:28