Kadaj- Bujupi: Jam nis për fitore
Ka vendosur që të jetë kandidate e AAK-së për kryetare të Burimit pa e imponuar askush dhe beson se do të dalë fituese që në raundin e parë.

Donika Kadaj- Bujupi në një intervistë për Epokën e Re ka thënë se me përkrahjen e qytetarëve këtë nismë e konsideron fitore, pasi është e vetëdijshme se Burimi është bastion i LDK-së.

“Jemi nis për fitore. AAK-ja në Burim ka një bazë të fuqishme rreth 23 për qind, prandaj ekziston një gatishmëri që qytetarët e komunës së Burimit ta zënë hapin, sepse janë mbrapa dhe s’duhet të humbin kohë me balotazhe. Besoj dhe jam e bindur se do ta arrij fitoren qysh në rundin e parë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Ajo ka treguar se platforma e saj është alternativa më e mirë për qytetarët e Burimit.

Projekti im për komunën e Burimit do të jetë alternativa më e mirë për qytetarët. Projekti im është i bazuar në zhvillim ekonomik, zvogëlim të varfërisë, si dhe në investime kapitale. Realizimi i projektit tim për komunën e Burimit do të mundësojë një qeverisje katërvjeçare në të cilën do të lë gjurmë duke u ballafaquar drejtpërsëdrejti me nevojat e qytetarëve”, ka thënë Kadaj-Bujupi. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2013, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori