Presidenti i klubit të Serie A: Të mos luhet kampionati pa tifozë

I pyetur nga mikrofonët e “Telenord” në lidhje me rifillimin e Serisë A, presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero, nuk e ndryshon qëndrimin e tij, duke kërkuar përsëri anulimin e kampionatit.

Edhe pse e pranon se është e dhimbshme që kampionati të anulohet, Ferrero e quan të pakuptimë një rifillim pa tifozët, të cilët janë shumë të rëndësishëm për ndeshjet.

“Le të mblidhemi dhe të kërkojmë anulimin e kampionatit në këtë moment. E them me dhimbje, sepse unë doja rifillimin, por vetëm nëse shikoj tifozët e mi në shkallët e stadiumit. Mendoni për një ndeshje pa tifozë. Unë kam parë një të tillë, Sampdoria-Verona, dhe kam ndjerë një dhimbje në zemër kur shikoja atë qetësi. Ndeshja pa tifozë? Po çfarë është ajo ndeshje pa brohoritje”, deklaroi Ferrero.


Shtuar 8.04.2020 18:11