Kaçaniku kërkon që të lidhet me autostradën Arbën Xhaferi
Bashkia e Kaçanikut është duke kërkuar që të ketë lidhje më të afërt në autostradën “Arbën Xhaferi”. Këshilltari komunal i kësaj qyteze, Ekrem Raka ka deklaruar se gjithë anëtarët e asamblesë kanë kërkuar një zëri që të lejohet një kycje e tillë.

“Ministrit të Infrastrukturës dhe Kryeministrit të Kosovës, sot, i është adresuar një kërkesë me shkrim për lejimin dhe ndërtimin e një rrugë-kyçjeje në autostradën “Arbën Xhaferi” në një pikë të segmentit Kaçanik-Han i Elezit, sa më afër qytetit Kaçanik”, ka deklaruar ai.

Raka më tej ka shtuar se kërkesa është firmosur nga ai dhe të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës, përfshirë edhe kryetarin e Komunës dhe kryesuesin e Kuvendit të Komunës.

“Kërkesa u shkrua dhe i firmos pas një debati në seancën e sotme të KK-së, i iniciuar nga kolegët e LVV-së”, ka thënë Raka.
Shtuar më 01/08/2018, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori