Kryeprokurori i shtetit Ismet Kabashi ka raeguar pas arrestimit të shefit të Task Forcës,
anti-korrupsion në Kosovë, Nazmi Mustafi duke deklaruar se ekzistojnë
informata të cilat e inkriminojnë prokurorin e arrestuar edhe për raste të tjera.
“Me anë të kësaj deklarate shpreh indinjatën e thellë, për faktin se një prokuror i sistemit prokurorial dhe njëherësh udhëheqës i Task Forcës
anti-korrupsion, në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka rënë në kundërshtim me ligjin dhe dyshohet të ketë kryer
vepra penale, për luftimin e së cilave
vepra kishte pozitë kyçe në sistemin prokurorial”, thuhet në komunikatën e prokurorisë së shtetit.
Sipas prokurorisë ekzistojnë edhe raste të tjera të natyrës së njëjtë, me të njëjtin prokuror ndërsa ftohet publiku që të ofrojë
informata lidhur me këtë rast. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012,
ora 09:50