Chelsea po projekton shitjen e 3 futbollistëve për blerjen e Haaland

Haaland është objektivi kryesor i Chelsea këtë merkato verore.

Kampioni në fuqi i Evropës dëshiron transferimin e norvegjezit me çdo kusht, edhe pse kjo blerje do t’u kushtojë shumë atyre.

Borussia Dortmund i ka bërë të qartë se dëshiron 175 milionë euro për ta lënë të lirë norvegjezin dhe Chelsea po përgatitet për këtë transferim.

Mediat angleze kanë raportuar se Chelsea ka nxjerrë tre futbollistë në shitje për të financuar blerjen e Haaland.

Fjala është për sulmuesin Tammy Abraham si dhe dy mesfushorët, Hakim Ziyech dhe Tiemoue Bakayoko.

Për sulmuesin anglez Tammy Abraham synohet të fitohen 40 milionë euro dhe interesim kanë shprehur skuadrat si Newcastle United, West Ham United, Aston Villa dhe Leeds United.

40 milionë euro synohen të fitohen edhe nga shitja e Hakim Ziyech, ku Roma dhe Milani kanë shprehur interesim.

Ndërkohë sa i përket shitjes së Bakayokos, Chelsea pretendon të fitojë rreth 15 milionë euro.


Shtuar 10.07.2021 17:43