Juratoviç: Prishtina e donte Serbinë në BE
Pëlqej
Anëtari i Bundestagut, Josip Juratoviç është shprehur se Prishtina ka qenë më së paku pengesë e Serbisë drejt BE-së.

Sipas tij, të qënurit e Serbisë në Bashkimin Evropian, do ti ofronte mundësi Kosovës të dalë nga izolimi në të cilin është përfshirë.

Juratoviç ka shtuar se Gjermania nuk po mendon kushte shtesë për Beogradin, për shkak se marrëveshjet e nënshkruara nga BE-ja janë të menduara mirë dhe nuk janë ndryshime sipas tekave të askujt.

“Serbia ka bërë shumë kohët e fundit në lidhje me integrimin e saj në BE por përveç synimit serioz për të kryer reformat, është gjithashtu e nevojshme për të ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët, ashtu si bënë vendet që themeluan BE-në”, përfundoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori