Jovanoviç: Nuk na duhen priftërinjtë që alternativë kanë luftën me shqiptarët
Pëlqej
Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike, Çedomir Jovanoviq, tha sot se vendimi i Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe (SPC) në asnjë mënyrë nuk duhet të ndikojë në negociatat midis Beogradit e Prishtinës dhe nuk duhet të lejohet që SPC-ja të caktojë “Vijat e kuqe”, e citojnë mediat e Beogradit.

“Nëse Kisha tashmë ka vendosur të ndodhë ngrirja në hapësirë e kohë, nuk e ka të drejtën të kërkojë diçka të tillë edhe nga qytetarët në këtë vend, e as që kemi kohë të humbim në konfliktin e pakuptimtë me shqiptarët e Kosovës, që ka rrënuar këtë vend”, ka theksuar Jovanoviq në një deklaratë me shkrim.

Ai ka shtuar se Serbia nuk ka potencial as ekonomik, as njerëzor për të ndjekur
“imagjinatën e atyre në SPC” dhe se Kisha tash tri dekada mbështet atë që është
e dëmshme për popullin.

“Nuk na duhen klerikë që bekojnë dofarë njësish të reja paramilitare, meqë një luftë
e re shihet qartë si alternativë e kompromisit me shqiptarët”, është shprehur
Jovanoviq, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se pushteti duhet të pozicionohet qartë ndaj ithtarëve të ideve
serbomëdha që shfaqen sa herë që flitet për Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe
Malin e Zi.
Shtuar më 08/11/2018, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori