Kroacia mbështet normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi
Update- Presidenti i Republikës së Kroacisë Ivo Josipoviq gjatë qëndrimit në Kosovë ka deklaruar se Kroacia mbështet dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Deklaratë që Josipoviq e bëri gjatë një konference të përbashkët me presidenten e vendit Atifete Jahjaga, njofton REL.

Josipoviq tha se e mbështet plotësisht edhe normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një proces i domosdoshëm për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

“Republika e Kroacisë mbështet fuqishëm bisedimet që po zhvillojnë Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë dhe konsiderojmë që përparimi i bërë është shumë i rëndësishëm dhe i përgëzojmë të dyja palët. Këto bisedime do të duhej të sillnin si rezultat normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis dyja vendeve në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka thënë Josipoviq. /albeu.com/



..............................


10:03 - Presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq me ftesë të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga do të qëndrojë sot në vendin tonë, ku do të takohet me Jahjagën dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Sot është paraparë që presidenti kroat Josipoviq të vizitojë edhe komunitetin kroat në Janjevë dhe kontigjentin e ushtarëve kroat që shërbëjnë në kuadër të KFOR-it.

Më herët Jasipoviq vizitoi Malin e Zi, Maqedoninë dhe së fundmi Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori