Dështon Këshilli Politik? PD e LSI nuk shkojnë më në mbledhje

Ka dështuar mbledhja e radhës e Këshillit politik dhe ambasadores Kim.

Anëtarët e Këshillit politik nga ana e opozitës, Bylykbashi dhe Vasili nuk kanë ardhur më në takimin që duhet të niste para një ore.

Pas një shkëputje të bërë, dy anëtarët kanë zgjedhur të mos paraqiten më në mbledhje ndërkohë dy anëtarët e tjerë, Gjiknuri dhe Hajdari janë larguar.

Nuk dihet pse nuk kanë mbërritur në takim Vasili me Bylykbashin, por tani sapo ka dalë në një deklaratë për mediat ambasadorja Yuri Kim bashkë me ambasadorin e BE dhe atë të Britanisë së Madhe.

“Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë e mirë. Është një marrëveshje e cila do ta vendosë shqipërinë në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit në BE.

Përmban gjithashtu hapa domethënës që nuk janë rekomanduar nga ODIHR por mund të shiheshin si një hap i rëndësishëm në Shqipëri.

Ka ardhur koha për opozitën, për Partinë Demokratikë, për mikun tim Luli basha që të balancojë të gjithë faktorët dhe të thojë po për popullin shqiptar dhe po për Shqipërinë në Europë. Topi është në fushën e tij, e ardhmja është në duart e tij”- tha Kim./albeu.com/


Shtuar 3.06.2020 20:01