E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Jordania mbështet Kosovën për anëtarësimin në UNESCO
Në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me Mbretin Abdullah II të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.

Në këtë takim Jahjaga dhe Abdullah biseduan për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në procesin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën, në fushën e ekonomisë dhe atë të sigurisë.

Presidentja Jahjaga falënderoi Mbretin për mbështetjen e vazhdueshme të Jordanisë në procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, duke vlerësuar ndihmën e Jordanisë si një ndër partneritet më të rëndësishme të Kosovës në Lindjen e Mesme. Presidentja Jahjaga kërkoi ndihën e Jordanisë për të bashkërenduar me sukses procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO.

Ndër të tjera presidentja e Kosovës theksoi dhe domosdoshmërinë e bashkërendimit të shteteve partnere në përgjigjen e përbashkët ndaj kërcënimeve ekstremiste, duke theksuar se shtetet duhet të ndajnë përvojat dhe të bashkojnë përpjekjet për të adresuar këtë kërcënim global.

Ndërkohë nga ana tjetër Mbreti Abdullah II i Jordanisë vlerësoi lart marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ai theksoi se ndihma e Jordanisë për Kosovën do të vazhdojë dhe Jordania do të shtojë përpjekjet në politikën e jashtme për ta mbështetur Kosovën në procesin e njohjeve por edhe në procesin e anëtarësimit në UNESCO, përmes shteteve të cilat ka marrëdhënie të mira bilaterale. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2015, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori