Tragjedi në Kinë, sulm me thikë në një kopsht, 6 të vdekur, mes tyre tre fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Guangdong të Kinës. Një person ka hyrë në ambientet e kopshtit dhe ka sulmuar me thikë të pranishmit atje, të vegjël e të mëdhenj, duke shkaktuar terror e panik.

BBC raporton se si pasojë e sulmit kanë mbetur të vdekur 6 persona, ndërsa është plagosur një person.

Viktimat janë tre fëmijë, një mësues dhe dy prindër, raportoi AFP, duke cituar një zëdhënëse të qytetit.
Sulmi ndodhi të hënën në orën 07:40 me orën lokale.

Në lidhje me sulmin është arrestuar një 25-vjeçar. Autori është arrestuar në orën 08:00, ndërsa policia e cilëson sulmin të paramenduar dhe të mirë planifikuar./albeu.com/