Barcelona në kërkim të një mbrojtësi të djathtë

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për të forcuar repartin defensiv.

Dihet se ata pëlqejnë Azpilicuetën i cili mund të transferohet tek spanjollët verën e ardhshme me parametra zero. Emri tjetër i preferuar është Mazraouit i Ajax-it të cilit i skadon kontrata së shpejti.

Lajmi i fundit ka të bëjë me Sidibe, mbrojtësi i Monaco. Sipas raportimeve, operacioni është i mundshëm por nuk do të realizohet para muajit qershor./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.12.2021 21:18