Jevtiç: Serbët janë të rrezikuar në Kosovë
Pëlqej
Ministri serb për Komunitetit dhe për Kthim, Dalibor Jevtiç ka dënuar një tjetër incident që ka ndodhur në mesin e serbëve të Kosovës.

Ndërsa më herët, Jevtiç reagoi për vjedhjen e një lope të një serbi, tanimë ka reaguar për vjedhjen e një traktori, që i është bërë një qytetari serb në Gurrakoc të Istogut.

Me këtë rast, Jevtiç ka thënë se Kosova po bëhet çdo ditë e më shumë një vend i pasigurt për serbët.

"Vjedhja e djeshme e traktorit te familjes tre anëtarësh Miodrag Spasic nga fshati Gurrakoc në komunën e Istogut nuk është vetëm vjedhja e të mirave materiale, por vjedhja e mundësisë për ekzistencë. Është e qartë se apeli i cili i drejtohet autorëve është se sa më shpejt të jetë e mundur të gjinden dhe japin efekt. Unë mendoj se mizoritë e tilla vetëm dërgojnë një mesazh të keq për të gjithë të kthyerit dhe se Kosova është një vend i pasigurt për ta, dhe se ndikojnë shumë keq në procesin e kthimit dhe mbijetesës", ka thënë ministri serb.

Dalibor Jevtiç është shporehur se ministria që ai e udhëheq do të bëjë të pamundurën për serbët e Kosovës, që ata të jetojnë një jetë normale dhe pa u cënuar. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori