Jevtiç: Pengimi i serbëve, akt kundër procesit të kthimit
Pëlqej
Ministri për Komunitetet dhe Kthim në qeverinë e Serbisë, Dalibor Jevtiç vlerëson se dëbimi i serbëve nga ana e disa shqiptarëve në fshatin Mushtisht dhe në Gjakovë është akt i papranueshëm.

"Është e papranueshme që sot në shekullin 21, kur ne të gjithë përpiqemi për një shoqëri demokratike, këto gjëra ndodhin. Parandalimi i serbëve nga Suhareka – kur vizita ishte paralajmëruar - që të vizitojnë faltoren në Mushtisht dhe të shënojnë festën e Zonjës së Madhe në kishën lokale dhe serbët e zhvendosur të vizitojnë kishën në Gjakovë që të shënojnë këtë festë është e paimagjinueshme”, tha Jevtiç.

Sipas tij, në vend se të përpiqemi për pajtim të ndërsjellë dhe duke shkuar drejtimit ku të gjithë do të jenë të barabartë dhe ku çdo besimtar lirisht mund të vizitojnë faltoren e tij, sot po ndodh e kundërta./albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori