Jevtiç kundër Mustafën, kërkon ndërtimin e "Luginës së Diellit"
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiç, është kundër shefit të Qeverisë Isa Mustafës. Në fjalën e tij ai është shprehur se ndërtimi i lagjes “Lugina e Diellit” në Veri të Mitrovicës, është e një rëndësie të veçantë për kthimin e serbëve. Për dallim me kryeministrin Mustafa, i cili ka thënë se kjo lagje nuk do të lejohet të ndërtohet. Gjithashtu, kundër këtij ndërtimi, ka qenë edhe ministri i Ambientit, Ferid Agani.

dallim me qëndrimin e përbashkët të Qeverisë së Kosovës, ministri serb i kësaj ministrie, për më tepër, ka kërkuar ndihmë nga institucionet e Kosovës për të asistuar në ndërtimin e këtyre lagjeve.

Ai ka kërkuar që rezultatet në bisedimet teknike në çështjen të kthyerve të analizohen dhe të caktohet data për arritjen e këtyre marrëveshjeve, përndryshe, sipas këtij ministri, do të pritet edhe 16 vjet tjera për zbatimin e tyre, transmeton lajmi.net.

Në një takim rajonal, Jevtiq ka kërkuar nga qeveria e Malit të Zi, Serbia, Maqedonia dhe Kosova të bashkëpunojnë në zgjidhjen e problemit të zhvendosurve. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2016, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori