Gjenden të pajetë dy italianë në një hotel në SHBA

Dy italianë të moshës 39 dhe 48 vjeç, me origjinë nga Rovigo, janë gjetur të vdekur në një hotel në New York. Lajmi është bërë i ditur nga konsullata italiane.

Mediat italiane raportojnë se Luca Nogaris dhe Alessio Picelli, ishin partnerë biznesi në sektorin e mobilieve dhe ndodheshin në Shtetet e Bashkuara për arsye pune. Ndërkohë shkaqet e vdekjes mbeten të paqartë.

Më i riu, Nogaris, ishte një zejtar, ndërsa Picelli ishte një dizajner i brendshëm. Aktualisht autoritetet amerikane po hetojnë rreth shkaqeve të vdekjes misterioze.