Jeta e këtij kosovari varet nga viza gjermane
Pëlqej
Ka pesë muaj që Naimi, 30-vjeçar, është duke pritur një përgjigje nga ambasada gjermane në Prishtinë, për tu pajisur me vizë udhëtimi në këtë shtet.

Arsyeja pse ai ka kërkuar vizën ndërlidhet me problemet e tij shëndetësore. Ai vuan nga një sëmundje e zemrës, për të cilën i është rekomanduar operimi. Një intervenim i tillë, për rastin e Naimit nuk kryhet në Kosovë, andaj ai është i shtrënguar të kërkojë trajtim mjekësor jashtë Kosovës.

Babai i tij 65-vjeçar, Jakupi, tha se teksa priste së bashku me të birin para ambasadës gjermane, se ata po përballen me sfidën e pritjes së gjatë që të pajisen me vizë.

“Ka pesë muaj që presim për vizë. Kërkesën e kemi bërë në ambasadën gjermane. Nuk ka përgjigje. Ka shume parregullsi në ambasada. Erdhëm para ambasadës vetëm të shohim se çka po ndodhë dhe ka shumë njerëz. Në Kosovë nuk mund të kryhet një operacion i tillë i zemrës çfarë djali duhet ta bëjë”, tha Jakupi. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2018, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori