Rama merr RENEA-n me vete në Ukrainë, kush tjetër e shoqëron kryeministrin në Kiev

Në udhëtimin e tij në Kiev, kryeministri Edi Rama, është shoqëruar nga forcat RENEA si pjesë e sigurisë.

Gjatë vizitës në Bucha, ku do të shohin nga afër krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë, do të jetë edhe Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç shoqërohet nga forcat speciale.

Pak minuta më parë ata vizituan disa nga zonat e bombarduara afër Kievit./albeu.com/