Jeremiç trembet nga KS i OKB-së
Këshilli i Sigurimit të OKB-së, do të mbajë të hënën një seancë për Kosovën, ku do të shqyrtohet një deklaratë presidenciale e Rusisë, që kërkon të gjykohet Prishtina për siç thuhet përdorim të njëanshëm të dhunës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkuar në Nju Jork por nuk ka bërë asnjë deklaratë para shkuarjes.

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, pret që seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën të jetë e vështirë, duke pas parasysh kundërshtimin e shteteve të këtij trupi në lidhje me deklaratën presidenciale, propozimin e së cilës e ka shtruar Rusia.

“Mund të presim mbledhje të rëndë, sepse qëndrimet e disa shteteve të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit janë kundërshtuar ashpër”, ka thënë Jeremiq për “Tanjug”, për të shtuar se është optimist që të hënën “shumica e rëndësishme të qëndrojë në linjat që pak a shumë janë si ato të Serbisë”.

“Në bazë të takimeve që kemi bërë ditëve të kaluara, mendoj se shumica do ta mbështes qëndrimin tonë. Nëse do të miratohet deklarata presidenciale, kjo do të merret vesh në takim, sepse për këtë duhet konsensusi i cili tash për tash nuk është”, ka thënë Jeremiç.

Rusia ka kërkuar që Prishtina të gjykohet për“përdorim të njëanshëm të dhunës e që pastaj situata të kthehet në gjendjen e mëparshme, para përdorimit të dhunës.

Me këtë propozim, kërkohet që faktorët ndërkombëtar në Kosovë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in, të “sillen në kornizat e mandatit të bazuar në Rezolutën 1244”.
Shtuar më 28/08/2011, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori