Imami
Shefqet Krasniqi është liruar nga tri
akuzat që ngarkohej.
Ndaj imamit
Krasniqi rëndonin
akuzat për
shtytje në kryerje të
veprave terroriste, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi.
Sipas Gjykatës, provat nuk kanë qenë të mjaftueshme për të bërë të besueshme veprat për të cilat akuzohej
Krasniqi.
“Gjykata gjatë analizimit të materialeve, ka thënë se ato nuk janë prova të mjaftueshme për të bërë të besueshme veprat për të cilat akuzohet
Krasniqi. Gjithë ata dëshmitar nuk e kanë përmend vetëm të akuzuarit, por kanë përmendur 6 a 7 hoxhallarë të tij. Tre dëshmitar të rastit nuk kanë qenë dëshmitar okular të ngjarjes.
Ne kemi qenë dëshmitar se nxitja për shkuarje në Siri të këtyre dëshmitarëve, kemi pasur provë materiale, incizim, ku i akuzuari ka kërkuar të mos shkoj në Siri. Për tatim, të gjitha detyrimet i ka paguar i akuzuari. Element i veprës penale është shmangja nga tatimi, fshehja e të dhënave” ka thënë Beqir Kalludra, udhëhëqës i trupit gjykues.
Shtuar më 23/03/2018,
ora 08:53