Qeveria merr vendimin: Do të hapet ambasada shqiptare në Ukrainë

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për hapjen e ambasadës shqiptare në Ukrainë.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe është publikuar në fletoren zyrtare.

Në vendim thuhet se shpenzimet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2023.

Për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

                                                                 V E N D I M PËR

HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KRYEQYTETIN E UKRAINËS, KIEV

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Hapjen e Misionit Diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
  2. Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet do të përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2023.
  3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./Albeu.com/


Shtuar 18.01.2023 19:35