Jepet alarmi, 10 raste të reja me HIV-AIDS në Kosovë
Dhjetë raste të reja bartës të HIV-AIDS, janë zbuluar në Kosovë.

"Momentalisht janë 33 pacientë që janë në mbikëqyrje. Prej tyre 25 janë nën trajtim mjekësor dhe 8 nuk janë duke marrë terapi", ka thënë shefi i Repartit A, të Repartit Infektiv, Dr. Murat Mehmeti, transmeton "Zëri".

Mehmeti ka bërë të ditur se këtë vit është parë një rritje e numrit të rasteve të raportuara, ndaj dhe i bën apel qytetarëve për parandalimin e përhapjes së këtij virusi. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2016, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori