Jep dorëheqjen Aleksandar Jabllanoviç
Sekretari shtetëror i Serbisë në Ministrinë e Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Jabllanoviç, ka dhënë sot dorëheqjen.

Pas arrestimit të vëllait të tij, Mark jabllanoviç, Aleksandar ka dalë publikisht dhe ka dhënë dorëheqje, duke thënë se e pranon përgjegjësinë që vëllai i tij bashkë me gruan, janë transportuar me automjet zyrtar, por se "nuk i pranon akuzat e tjera të rreme" se kanë kryer vepër penale me atë automjet zyrtar.

Jabllanoviç thekson se kjo ka shkaktuar reputacion të keq në Qeverinë e Serbisë, dhe se ai do ta dëshmojë edhe në gjykatë.

"Sulmet e fundit pa dëshmi të tilla në gazetat e përditshme, janë trillime dhe fantazi", ka thënë Jabllanoviç, duke shtuar se "Unë nuk marrë përgjegjësi nëse vëllai im dhe gruaja e tij kanë kryer vepër penale me automjetin zyrtar – si ato shpifjet e drogës që u thanë, por unë e pranoj që vëllai im është arrestuar, dhe si i tillë, ai është vëllai im", dhe se ka pranuar se ai është përgjegjës që u ka lejuar të përdorin automjetin zyrtar. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2017, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori