Jep dorëheqjen nënkryetari i parë i degës së AAK-së në Podujevë
Ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të parë të degës së AAK-së, Mirsad Kamerolli.

Ai nuk ka dhënë arsye objektive se përse po largohet, por ka bërë të ditur vendimin se nuk do të jetë më pjesë e partisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

"I nderuar z.Ramush Haradinaj, me lejoni qe sot me datën 09/05/2014, të paraqes dorëheqjen time nga posti i Nënkryetarit të parë të AAK'se Dega ne Podujevës. Falënderoj të gjithë bashkëpunëtoret dhe përkrahësit e mi, të çilet për tetë vite radhazi më përkrahen në rrugëtimin tim politik. Arsyet e dorëheqjes time nga AAK janë objektive", ka shkruar Kamerolli në aktin e dorëheqjes./albeu.com/
Shtuar më 09/05/2014, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori