Sekretarja e përhershme në Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit, Zana
Kotorri ka dhënë sot dorëheqjen nga posti që mbante. Burimet e Indeksonline brenda këtij institucioni kanë thënë se
Kotorri sot ka paraqitur dorëheqjen nga detyra.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka filluar
hetimet ndaj sekretares
Kotorri.
Ndaj saj kanë nisur
hetimet në lidhje me
rastin kriminal ku është dëmtuar financiarisht një qytetar nga Komuna e Ferizajt. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2013,
ora 11:05