Jep dorëheqje ministri Bernard Nikaj
Pëlqej
Ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Bernard Nikaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij ministror.

Sipas tij, arsyeja e dorëheqjes është krejt personale dhe ka të bëjë me avancimin e tij në fushën akademike.

Sipas njoftimit të MTI-së Nikaj do të qëndrojë si studiues mysafir i mbështetur nga bursa Fulbright në Universitetin e Californisë në Berkeley për një semestër.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar kërkesën, dhe ka liruar nga detyra ministrin Nikaj dhe në të njëjtën kohë ka emëruar ushtrues detyre zv.ministrin Avni Kastrati, me të gjitha detyrat dhe përgjegjësit e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë deri në emërimin e Ministrit./albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori