Mustafa: Jemi të përqëndruar për zhvillim ekonomik
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Ambasadori Piero Cristoforo Sardi, vlerësoi progresin në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të Italisë dhe theksoi përkushtimin e Italisë për bashkëpunim bilateral me Kosovën.

Mustafa falenderoi Italinë për përkrahjen që po jep në vazhdimësi për Kosovën, duke veçuar mbështetjen në proceset eurointegruese dhe zhvillimin ekonomik.

Ai shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Italinë, me theks të posaçëm në ekonomi dhe në krijimin e mundësive për tërheqjen e më shumë investimeve italiane në Kosovë.

Gjatë takimit u bisedua edhe për organizimin e samitit të radhës të Western Balkans 6, që vitin e ardhshëm mbahet në Itali. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2016, ora 14:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori