E bujshme nga Anglia, City i ofron Juventusit shkëmbimin Gundogan – Arthur

Sipas The Sun, Manchester City i Pep Guardiolës  ka dalë me një strategji të re për të hequr qafe Ilkay Gundogan, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm.

Juventusi ka qenë i interesuar për mefushorin turko-gjerman, ndërsa tanimë City i ofron mundësinë që pjesë e operacionit të jetë edhe Arthur.

Mesfushori brazilian po ashtu është në kërkim të një destinacioni të ri pasi nuk është pjesë e planeve të Allegrit./albeu.com