Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Jemi gati! Haradinaj i jep mesazhin Merkelit
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj përmes Twitterit ka përgëzuar Kancelaren Angela Merkel për rikonfirmimin e mbështetjes për Ballanin Perëndimor për integrim në Bashkimin Evropian.

Haradinaj ka postuar një fotografi me Kancelaren Merkel gjatë një takimi që ka pasur me të në Berlin.

Haradinaj ka shkruar se Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“E përshëndes qëndrimin e kancelares Merkel për konfirmimin e përkrahjes së perspektivës së Ballkanit Perëndimor për zgjerimin e BE-së sot nga qyteti hungarez i Sopron-it. Bashkimi Evropian do të jetë më i fuqishëm dhe me më shumë mirëqenie me afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Kosova është gati”, ka shkruar në Twitter Haradinaj.
Shtuar më 20/08/2019, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori