Chiesa në Torino, Douglas Costa rikthehet te Bayern

Dagllas Kosta kthehet te Bajerni pas 3 vitesh. Futbollisti brazilian do të luajë këtë sezon te kampionët e Europës në formë huazimi.

Kalimi i tij te bavarezët i hap rrugën mesfushorit italian Federiko Kiezës, i cili tashmë pritet të mbërrijë në Torino për t’u prezantuar si futbollist i “Zonjës së Vjetër”.

Futbollisti brazilian nuk gjeti dot hapësira në skuadrën bardhezi dhe për rrjedhojë pritet të mbërrijë në Bavari për të luajtur në formë huazimi për një sezon.

Me Juventusin Dagllas Kosta fitoi 3 kampionate në 3 sezone duke shtuar dhe Kupën e Superkupën e Italisë.

Duke spostuar Kostë, Ruganin dhe De Shiljon, Juventusi lehtësohet për sa i përket shpenzimeve për pagat e lojtarëve.


Shtuar 4.10.2020 19:39